Përfaqësuesit e kompanisë që ka privatizuar gjigantin metalurgjik ‘Ferronikeli’, ka kërkuar ndihmën e Qeverisë për të ndihmuar në tejkalimin e krizës. ‘Ferronikeli’ që punëson mbi 900 punëtorë, prej më shumë se 1 muaji ka ndërprerë punën për shkak të krizës së shitjes së metaleve dhe rënies së nikelit në nivel botëror. Përfaqësues të këtij kompleksi metalurgjik thonë se ndihma e Qeverisë mund të jetë financiare, por edhe lehtësime të tjera për bizneset e kësaj kategorie. Ndërkohë, Ministria e Financave ka krijuar një grup ekspertësh, të cilët janë duke shqyrtuar të gjitha mënyrat e mundshme për të tejkaluar krizën në të cilën është përfshirë ‘Ferronikeli’.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …