Festa e Abetares në Komunën e Klinës

Në komunën e Klinës shkollat kanë filluar festën e Abetares, të këtij krye libri që fëmijëve ua hap sytë ta shohin botën, ta lexojnë, ta ndryshojnë, edhe më shumë se ne, përtej nesh, sepse ata do të shkojnë më larg se mësuesit e tyre, më larg se prindërit e tyre, prandaj e meritojnë një punë tonën më të madhe. Sot e pati radhën shkolla “Ismet Rraci”. Festa e Abetares e mbushi me bukuri e me dashuri qytetin e Klinës, sepse festa e Abetares tashmë është festë kombëtare. Gëzuar fëmijë të klasës së parë! Paçi shëndet! Hapërim të qëndrueshëm shtigjeve të dijes! Kështu ju duan prindërit, gjyshërit, mësuesit. Sot keni ndriçuar, sepse ju jeni drita e ardhmërisë së Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …