Festa tradicionale e folklorit “Oda e LLapushës” nis sonte në bulevardin e Malishevës

Edicioni i 8-të i festivalit folklorik “Oda e LLapushës” fillon son te (e martë) në ora 18:00, për të vazhduar me natën finale, të mërkurën mbrëma prej orës 19:00.

Rapsodët, grupet, shoqëritë kulturo-artistike dhe ansamblet e këngeve dhe valleve, nga të gjitha trevat shqiptare do të jenë pjesëmarrës për këto dy netë, që do të performojnë vetëm për kënaqësinë e qytetarëve dhe të mërgatës sonë të mrekullueshme.

Kryetari i Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati përmes rrjetit social instagram i ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj feste tradicionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …