Në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë dhe Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri janë mbajtur shumë aktivitete kulturore, pjesë e Kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë – Shqipëri. Ndër ta është edhe festivali folklorik “Ahengu shkodran”, ku morën pjesë shumë emra të njohur nga bota e kulturës dhe muzikës. Në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Veprimtarive Folklorike, Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, ky festival mblodhi artistët e shumtë nga të gjitha trevat shqiptare, duke veçuar artistë të njohur që me dekada i këndojnë këngës shqipe. Nga Kosova ishin të ftuar: Ismet Peja, Ismet Bogujevci, Riza Bytyqi dhe Kamuran Goranci. Ismet Peja mori çmimin e qytetit të Shkodrës nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.