Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari bënë të ditur se Festivalit Folklorik Gjithëkombtar “RAPSODIA SHQIPTARE” 2019, do të mbahet me datat 28, 29 dhe 30 dhjetor 2019. Ai ishte shtyrë për shkak të termetit në Shqiperi për t’u solidarizuar me familjet dhe viktimat.
“Bordi i Festivalit Folklorik Gjithëkombtar “RAPSODIA SHQIPTARE” 2019, në mbledhjën e mbajtur më 04.12.2019, ka vendosur që edicioni i pesëmbëdhjetë i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “RAPSODIA SHQIPTARE” të mbahet me datat 28, 29 dhe 30 Dhjetor 2019.
Siç e dini Festivali mbahet në vigjilje të festave të Nëntorit:
Ngritja e flamurit në Krujë 28.11.1443.
Dita e pavarësisë së Shqiperisë 28.11.1912
Ditëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari 28.11.1955.
Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 28.11.1997.
Festivali tradicionalisht është mbajtur me datat 26, 27 dhe 28 Nëntor, mirëpo për shkak të termetit në Shqiperi për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga kjo tragjedi, në respekt të viktimave ishte shtyer për ndonjë datë tjetër. Bordi i festivalit i falënderon të gjithë rapsodët, grupet pjesëmarrëse për mirëkuptimin e treguar dhe i ftojmë të gjithë për pjesmarrje në këtë edicion”, ka shkruar ai.