Festivali “Hasi jehon” vazhdon aktivitetet kulturore

Para një numri të madh të banorëve të fshatrave të Hasit, dhe mysafirëve të shumtë nga qyteti i Prizrenit dhe qytetet tjera të vendit, mbrëmjen e të hënës, në Kodrën e Pajtimit u hap perdja e edicionit të 27- të festivalit “Hasi Jehon 2016”. Para parakalimit në skenë të Shoqërive Kulturo-artistike, në sallën e shtëpisë së kulturës në Gjonaj, u hap ekspozita e prodhimeve të bukës, dhe ekspozita e veshjes hasjane. Karakteristikë e këtij viti, ishte demonstrimi i gatimit nga gratë hasjane si dhe përgatitja e materialit për veshjet karakteristike dhe origjinale hasjane. “Përpara e keni ekspozitën e prodhimeve të bukës, prodhime hasjane të kësaj zeje tradicionale me të cilën kanë mbijetu me shekuj hasjanët dhe krahas tyre keni demonstrimin e gatimit nga zonjat vendase nga fshati Gjonaj. Krahas kësaj është ekspozita e veshjes hasjane, veshjes unike hasjane por edhe demonstrimi i punimit të tyre nga banoret e fshatit Gjonaj” tha drejtori i festivalit Haziz Hodaj  dhe shtoi se organizatori  në kuadër të festivalit po mundohet ta kultivojë, begatojë dhe ti plasoj te gjeneratat e reja, këto vlera ta pasurisë sonë kombëtare. Ai shprehu besimin se edhe ShKA-të pjesëmarrëse me prurjet që bazën e kanë te trashëgimia jonë shpirtërore dhe materiale do ta pasurojnë programin e këtij edicioni të festivalit Hasi jehon. Festivalin zyrtarisht e hapi Drejtori i Administratës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj, i cili  tha se Festivali Hasi jehon, ka një publik të mrekullueshëm. Ai Shoqërive Kulturo-artistike iu dëshiroi sukses. Me valle me motive hasjane, të parët në skenën e edicionit të 27 të Festivalit “Hasi jehon”  parakaluan mikpritësit anëtarët e ShKA “Malësori” të cilët u paraqitën me valle me motive hasjane. Si gjithmonë valltarët e ShKA “Malësori” impresionojnë me veshjet karakteristike hasjane. Para publikut me një këngë u paraqitën në duet Shyhrete Osmanollaj dhe Përparim Brati dhe këngëtari tjetër hasjan Florim Çoçaj

Pas mikpritësit në skenë u paraqitë

Ansambli “Pjetër Bogdani” me vallen “Plaku dhe nusja”, me kërcimin karakteristik të burrave dhe me tri këngë popullore:Këngën “Moj Lahuta e Shqipërisë” e kënduan,  Skender Sherifi dhe Nebi Dauti, këngën “Çou moj çikë e dil te ara” e këndoi Farie Tutaj dhe këngën “Një ditë të diele të pash me sy” e kënduan: Avni Metaliaj, Rifat Mulaj dhe Përparim Brati

Pas përfundimit tw programit tw Ansambli “Pjetër Bogdani, për shkak të shiut, ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova programin e shfaqi në sallën e shtëpisë së Kulturës. ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova u paraqitë me “Dasmën komanovase, me ritin “nata e pulës kah ana e dhëndrit dhe nata e kanës nga ana e nuses”, vallen me motive nga ana e Anamoravës dhe Karadakut të Kumanovës, me vallen e Nizamit, këngën për vajzërinë, këngën e kanës, lojën me filxhanë dhe lojën e kërcimit trup.

Ansambli “Muharrem e Xhevat Qenaj” u paraqit me Ritet e Shëngjergjit, me lojën e rrasave, hedhjen e gurapeshit, vallen me lodra e zurle, vallen me defa e lodra dhe vallen me tradita të Hasit.

ShKA “Rapsha nga Druma e Tuzit u paraqit me kërcimin tradicional “Vallen e shqipeve” dhe me me tri këngë popullore

Ansambli Foklorik Autokton “Rugova” nga Peja u paraqit me këngën malësorçe të kënduar nga Shaban Demaj, me këngën “Ti po del në qafë të Qakorit” të interpretuar me lahutë nga Isë Elezi, me një ritual lufte, me një valle vajzash, vallen me pistoletë vallen e Rugovës dhe vallen me jatagan.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …