Fetah Januzi fitues i vendit të parë në Orën e Madhe Letrare – “Flakadani i Karadakut 2022”

Në kuadër të manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2022”, në Viti është mbajtur Ora e Madhe Letrare, në të cilën morën pjesë shumë krijues, poetë e shkrimtar nga trevat mbarë shqiptare.

Kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi, duke përshëndetur pjesëmarrësit e kësaj ore të poezisë, ka theksuar se ky eveniment si çdo herë po tubon rreth vetes njerëz të pendës, por edhe të pushkës, që tani përmes vargjeve shfaqin ndjenjën e atdhedashurisë, po ashtu sikur ishte dëshmori Nijazi Azemi.

Në këtë aktivitet që ka pasur karakter garues, vendin e parë e zuri poeti Fetah Januzi, nga Presheva. Ndërsa çmimi për vepër jetësore i’u nda poetit nga Kamenica, Nexhat Rexha.

Përndryshe, “Flakadani i Karadakut 2022”, vazhdon sot me natën e parë të festivalit, ku do të marrin pjesë shumë ansamble dhe shoqëri kulturore e artistike nga mbarë hapësirat shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Sot për tokën, çdo ditë për të ardhmen!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me fëmijët e çerdhes “Tulipanët” në …