Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka deklaruar se procesi i vaksinimit në Shqipëri po realizohet ashtu siç është planifikuar dhe pa probleme. Ajo i ka thënë “Dojçe Veles” se në “Planin Kombëtar të Vaksinimit kundër COVID-19” janë përcaktuar qartë grupet prioritare të popullsisë që do të marrin së pari vaksinën. Sipas planit, ka filluar vaksinimi i personelit të vijës së parë të luftës kundër COVID-19, pra ata në spitale, personeli i urgjencave, i reparteve të reanimacionit në spitalet COVID-19. Në të njëjtën kohë me vaksinimin e këtyre grupeve po bëhet edhe vaksinimi i personave që ndodhen në qendrat rezidenciale të të moshuarve. Pas arritjes së 7,020 dozave vaksinash nga kompania BioTech-Pfizer në Shqipëri në procesin e vaksinimit janë përfshirë Tirana, Vlora dhe Shkodra si pika kyçe dhe ndërkohë vaksinime po kryhen edhe në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …