Fidair Berisha;  Pikëpamjet e ndryshme dhe përcaktimi i metodave të shërbimit inteligjent në aspektin shkencor

Fidair Berisha: FAKTORЁT E SHFAQJES SЁ POLICISЁ PRIVATE NЁ BOTЁ

Evolucioni i rregullimit shoqëror ndikon në shfaqjen dhe zhdukjen e shumë zejeve dhe profesioneve. Së këndejmi, kur shteti nuk ka mundur ose nuk ka qenë i interesuar për ndjekjen e disa veprave të denueshme gjegjësisht kryesve të tyre apo kur nuk ka qenë i interesuar që për llogari të një personi tjetër privat ose të ndonjë kompanie private të bëjë sigurimin e punëve, është shfaqur detektivi privat, i cili është paguar nga pala në bazë të tregut të lirë.

Si faktorë që kanë kushtëzuar shfaqjen edhe zhvillimin e agjencive private të sigurisë mund të përmenden:

– rritja e shkallës së kriminalitetit dhe frika nga kriminaliteti, sidomos në aspektin e sigurisë personale dhe të pronës,

– masiviteti i pronës private,

– kriza financiare në polici,

– ndryshime informative dhe teknologjike në shoqëri,

– baza e përshtatshme juridike për punën e agjencive private të sigurisë.

Agjencia e parë e detektivëve ka qenë “Agjencia Nacionale e Detektivëve”, të cilën e kishte regjistruar në vitin 1850, në Çikago, Alan Pikerton, i cili asokohe konsiderohej si spiuni më i njohur amerikan. Në punën e agjencisë ishin përfshirë kuadro profesionale, të cilat ishin aftësuar të kryenin punë të hetimeve. Meqë bëhej fjalë për organizatë profesionale, ajo ishte e ngarkuar me mbrojtjen e dërgesave me vlerë të kompanisë “Expres”, si dhe me zbulimin edhe ndriqimin e paraqitjeve të rrejshme për zhdemtimin e personave që kishin siguruar pasurinë ose shëndetin e tyre. Këto janë vetëm një pjesë e punëve që i kryejn agjencitë private të sigurimit në vendet me rend shoqëror bashkëkohor.Në të gjitha vendet e botës, zhvillimi i agjencive private është trend dominues. Për këtë arsye është e domosdoshme të identifikohen kushtet ekzistimi i të cilave mundëson evolucionin e sigurisë private në sistemin e punës së policisë. Duke analizuar hulumtimet që janë bërë në bazë të përvojes së vendeve në të cilët tregu i sigurimeve private është më i zhvilluar, në shumicën e vendeve në tranzicion tregu i sigurisë private është zhvilluar nën ndikimin e faktorve të ndryshëm politikë, ekonomikë, shoqëror e të tjerë, të cilët kanë ndikuar në natyrën, zhvillimin dhe cilësin e institucioneve të sigurisë. Kjo i bënë ato të dallohen nga institucionet e ngjashme të demokracive përendimore.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Anatomia e krimit shtetëror serb dhe fytyra e drejtësisë ndërkombëtare

Në kujtesën historike të sotme shpesh harrojmë se veprimet kriminale të grupeve si ISIS, të …