Fidair Berisha;  Pikëpamjet e ndryshme dhe përcaktimi i metodave të shërbimit inteligjent në aspektin shkencor

Fidair Berisha: SHËRBIMET INTELIGJENTE

Shёrbimet inteligjente dhe informatat kanё rol shumë të rёndёsishёm në fushën e sigurisë së shtetit dhe të shoqërisë nё pёrgjithёsi. Kёtё e dёshmon fakti se qё nga krijimi i njerёzimit “spiunazhi” pas prostitucionit ka qenë njёri prej profesioneve më të vjetra në botë, dhe qё nga ajo kohë, pothuajse nuk ka shtet i cili nuk e ka shfrytёzuar dhe njёkohёsisht zhvilluar shёrbimin intelegjent pёr qёllimet e tyre. Shënimet mё tё njohura pёr shёrbimet e intelegjencёs janё gjetur tё shёnuara nё pllaka para katër mijё viteve mё parё nё Siri, ku ceket emri Banuma, si spiuni mё i vjetёr nё histori. Pra, veprimtaria e shёrbimeve inteligjente llogaritet se ёshtё e vjetёr sa edhe vet Bibla e shenjtë. Ndёrsa, rrënjët dhe zhvillimi i veprimtarive inteligjente dhe evolucioni i shërbimit të inteligjencës si degë institucionale shumё e rёndёsishme pёr shtetin kanё kaluar në disa periudha, si: embrionet e shtetit, kohët e lashta, mesjeta, renesansa dhe koha e tanishme moderne. Varësisht nga koha dhe rrethanat, nё etapa tё ndryshme, shtetet domosdoshmёrisht kanё bёrё ndryshime nё punёn e shёrbimeve intelegjente duke iu pёrshtatur situatave dhe zhvillimeve, qofshin ato ushtarake, ekonomike, politike etj. Tani egziston një dallim qenësor i shërbimit inteligjent të mëhershëm me atë të kohёs së tanishme. Mirёpo, pёrkundёr disa dallimeve, qёllimi mbetet i njëjtë. Mund të thuhet se teknologjia dhe mjetet e metodat për grumbullimin e informacionit në kohёn e mëhershme nuk kanë ardhur shpejtë te informatat dhe jo çdoherë kanё qenë tё sakta. Në kohёn moderne, edhe pse shërbimet e sigurisë kanë të njëjtin funksion, ato kanë detyra të ndryshme dhe shumë më tepër punë se nё tё kaluarën, sepse problemet nё kohёn moderne që rrezikojnë sigurinë nga fundi i shekullit të 20-të dhe fillimi i shekullit të 21-të, kërkojnë që shtetet të riorganizojnë shërbimet e tyre të sigurisë. Momentalisht shtetet investojnё shumё për të arritur nivel sa mё tё lartё tё sigurisë duke i përshtatur ato me ndryshimet e reja, ato investojnё nё kuadro pёr shkollim dhe trajnim tё zyrtarёve pёr mbledhjen e informacioneve, tё cilat ҫmohen si tё rёndёsisё sё veҫantё. Mirёpo, krahas zhvillimeve nё kohёn bashkёkohore, pos tjerash ёshtё bёrё investim i madh nё teknologjinё e komunikimit, mjetet pёr grumbullimin e informatave si dhe shpejtësia e saktësia e informacioneve të papërpunuara nё ato të pёrpunuara dhe saktë tё analizuara pёr të qenë tё gatshme për pёrdorim nga institucionet e shtetit. Pёr kёtё, shtetet demokratike nё vendet e tyre kanё paraparё me ligj kompetencat, organizimin, autorizimet dhe kontrollin e këtyre shërbimeve nga disa institucione nga nivele të ndryshme, e veçanërisht nga Parlamenti, si njëri nga institucionet më të rëndësishme që ka kontroll për sa i pёrket çёshtjeve tё sigurisё. Riorganizimi i shёrbimit inteligjent, ndër të tjera ka paraparë dhënien e kompetencave më të gjera, për të luftuar në mënyrë efektive kërcënimet në rritje ndaj sigurisë. Dhёnia e kompetencave tё zgjeruara mund të çojë në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut, andaj organet mbikёqyrëse duhet ta kenë parasysh kёtё fakt. ‘Siguria ёshtё detyrim i parë i shtetit’, andaj fokusi shtetëror duhet tё jetë në ruajtjen e sigurisë, duke filluar nga ajo individuale, shoqërore dhe shtetërore. Me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në parandalimin dhe luftimin e dukurive dhe krimeve me të cilat rrezikohet siguria, duhet vazhduar dhe avancuar zhvillimin e mëtejmë të politikave dhe procedurave për luftimin e krimeve qё rrezikojnë sigurinё.

Konsideroj se shteti ynё duhet tё bёjё investime mё tё mёdha, veçmas nё shёrbimet inteligjente, në Forcёn e Sigurisё sё Kosovёs, në Policinë e Kosovës dhe nё organet tjera qё kanё pёr detyrё ruajtjen e sigurisё, sepse vetëm kështu mund tё mendohet pёrballja mё e sigurt me sfidat e kohës nё aspektin e sigurisё. Fenomeni i korrupsionit pёr shёrbimet inteligjente mund tё jetë rreziku më i madh pёr keqpёrdorimin e informatave, andaj kёrkohet qё edhe zyrtari më i ulët i këtyre organeve duhet të jetë në nivel shumë të lartë, qoftë në aspektin profesional, arsimor dhe etik, qё ta kryejë punën me nder. Nё kohёn moderne, krimi ka avancuar, madje duke tejkaluar kufijtë shtetërorë, dhe është brengё jo vetëm e organeve shtetërore, por edhe e qytetarëve, sidomos nga krimet më të theksuara, si: terrorizmi ndёrkombëtar, krimi kompjuterik, krimi i organizuar ndёrkombёtar etj. Meqё jetojmë nё kohёn e globalizmit, ku krimi nuk njeh kufij e as komb, dhe kjo stuhi e krimeve pa dyshim se ёshtё prezent deri nё njё masё edhe nё vendin tonё, por qё ka gjasa tё ketë ngritje, nё kёtё rast mund tё themi se investimet nё trajnime tё avancuara, madje tё pёrbashkёta me shtetet mё tё zhvilluara, do tё ishte mё se i qёlluar, sepse pa ngritjen e profesionalizmit nё kёtё fushё, vёshtirë se do tё luftohet krimi ndёrkombёtar. Bazuar nё disa informata dhe kontakte me qytetarë, vёrehet se ekziston një hezitim për sa i përket dhënies së informatave nga ana e qytetarёve, si pasojё e kësaj, ishte koha e okupimit, kur dhënia e informatave ishte kundër popullit dhe vendit tonë, mirё po tani ёshtё koha tё bёhet politikё senzibilizuese për qytetarin e vendit tonё, nё mёnyrё qё të ndikojë në ndërrimin e bindjes që kanë dhe po ashtu duhet t’u bëhet e qartë se dikur dhënia e informatave pushtetit okupues vërtet ka qenë tradhti, ndërsa sot është patriotizëm. Andaj, ёshtё imediate tё bёhet e pamundur pёr bashkёpunim me qytetarёt dhe informatat e marra nga ta, tё barten tek organet kompetente pёr siguri.

Pra, ngritja e vetëdijesimit qytetar dhe kontributi i tyre me informata mund të ndikojë nё forcimin e organeve shtetёrore pёr zbatimin e ligjit, duke ndikuar nё uljen e rreziqeve dhe në ngritjen e sigurisë sё pёrgjithshme.

Dr.sc i shkencave tё sigurisё, Fidair Berisha

Kontrolloni gjithashtu

Rudi Berisha: Babai juaj e kreu misionin e tij dhe tani jeton në paqe dhe në qetësi të përjetshme pranë Zotit të tij!

E nderuara motër Arbana! Besoj deri diku e kuptoj mallin dhe dhimbjen tuaj. Është një …