Fidan Mustafa: A kemi kujt t'i themi ta ndalojë luftën në Halep?

Fidan Mustafa: A kemi kujt t’i themi ta ndalojë luftën në Halep?

Po e filloj thirrjen time, drejtuar Anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit, Anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, nëse vërtet këta janë për këtë ndihmë!?  Po i drejtohem si një Njeri i planetit Tokë, nëse kjo ka një domethënie për ju, pa e precizuar nëse unë jam një Evropian, Afrikan, Amerikan, Katolik, Budist, Mysliman, i Bardh apo i Zi?. Sot nga rrënojat e Halepit të Sirisë, disa prindër përçua një mesazh drejtuar botës duke thënë: “Ne jemi duke pritur vdekjen që  po vjen” si dhe “A t’i vrasim fëmijët tanë, vajzat tona dhe gratë tona, sepse, kushdo që shpëton i gjallë, kapet nga regjimi i Assadit dhe paramilitarët që i ka në ndihmë, e ata, i përdhunojnë, i vrasin e masakrojnë, në mënyrë çnjerëzore, siç vepruan me shumë turma njerëzish që u dorëzuan deri më tani”!?

Në rikujtim të veprave tuaja të liga dikur, (Ju udhëheqës të Botës) që sot po ndodh edhe në Halep të Sirisë, kur evropianët i bënë kolonive nëpër botë dhe hebrenjve, SHBA-të i bënë japonezëve e vietnamezëve, të njëjtën sot po e bënë Rusia me Asadin në Halep, po vrasin, masakrojnë, përdhunojnë, djegin e torturojnë.  Nëse mendoni se duke u barazuar në krim kundër njerëzimit, i shërbeni njerëzimit? E keni gabim!!!. Njerëzimi nuk e ka për borxh të paguaj këtë faturë të egos së disa mendimeve sterotipesh qofshin ato Ekonomike, Politike, Gjeopolitike, Rajonale, Lokale, apo Globale. Sot, në kohën kur bota po zhvillohet në shumë dimensione: shkencore, teknologjike, ekonomike etj., njerëzimi në anën tjetër po shkatërrohet në aspektin e vlerave, civilizimit, humanitetit, karakterit dhe vet qenies njerëzore.

Sot qasja jonë ndaj njeriut po ngjason më shumë si një preh që po ndiqet  nga ‘Ujqit’, ndërsa tragjeditë dhe masakrat njerëzore po i portretizojmë e kthejmë në filma Horror, filma Aksion Hollywoodi për fëmijët tanë!

Kombet e Bashkuara, Këshilli i Sigurimit, Grupi i Kontaktit, janë ndërtuar t’i shërbejnë Njerëzimit, të zhdukin urinë, të ndërtojnë drejtësi, barazi, mirëqenie solidaritet, t’i dalin në ndihëm kur ai (Njeriu) ka nevojën, e assesi të shikojnë padrejtësitë nga kolltukët mbi baza ekonomike, fetare, racore apo kontinentale. Sot, bota ka nevojë për një forcë që zhduk racizmin mes të bardhit dhe të ziut, mes të pasuritë dhe të varfëritë, mes Myslimanit, Krishterit, Jehudëve, mes Evropianit dhe Aziatikut, mes Amerikanit e Japonezit, mes Rusit dhe Kinezit, thjesht ky ishte shembulli i Profetit Muhamed. Dikush një ditë mund të bëheni ky shembull, thjesht duaje njerëzimin pa paragjykime, pa ndasi, thjesht respektoje si NJERI.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …