Skënderbeu në Krujë

Figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, u çmua lart në Konferencën e Federatës së Paqes Universale

Figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, u çmua lart në Konferencën e Federatës së Paqes Universale, e cila për temë kishte “Skënderbeu, Liria dhe Paqja”. Historiani,  Jakup Krasniqi tha se nuk ka dyshim nga askush që Gjergj Kastrioti- Skënderbeu është njëra nga figurat më të lavdishme të historisë sonë.Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është personaliteti më i madh i kombit shqiptar. Jack Corley, kryetar i Federatës së Paqes për Evropën lindore,  tregoi historinë se si është njoftuar për figurën e heroit të madh shqiptar. Ai tha se nuk është gjë e madhe ta duam mikun, por gjë e madhe është ta duash armikun. Ndërsa Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë, tha se ndjehet krenar që historia shqiptare ka krijuar vlera me rëndësi të dorës së parë për njerëzimin. Ai tha se në çdo vend Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës dhe u lartësua lart nga personalitete të larta të kohës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …