Vëllai i motrës kam shumë mall, por unë të shohë çdo ditë, të shoh ngase të kam brenda në shpirt. Të gjithë të shohim e njohim ty, dhe njerëzit si ty, sepse shohim çdo ditë Lirinë që ju e shkruat me gjakun e Juaj e ne po e jetojmë. Ti e shokët tuaj liridashës kishit ndërgjegje, vetëdije kombëtare, vullnet guxim e dashuri për kombin tuaj, dhe këto veti i kishit në nivel të asaj që kërkohej. E të tillë ka edhe prandaj kush ka vetëm pak sens ti njoh ata, i sheh përditë, ngase ika aty, aty, pranë vetës. Ose ju shohim aty pari, në rrugë e kudo nga lëvizim lirshëm. Por ju jeni modest, jeni të heshtur, të heshturit e altarit të ndriturit deri në qellin plotê yje! E shpirti motrës je vetë ai ylli që ne na lëshon fate e dritë lirie nga lartë. Ti na ndriçon neve liri, por vetë ke çmimin me të lartin „Agim, që do të jetosh në përjetësi“. Ti nuk ishe si shumë nga ne, por ishe dhe do të jesh më shumë se të gjithë nga ne.
Për mua ishe Baba për këshillat që më dhe, ishe Nënë për përkëdheljet, ishe vëlla për mbrojtje, dhe motër, shok e shoqe për çdo hall.
Për popullin tënd, i dashur , i respektuar, i qetë dhe i ditur. Për atdheun, patriot, revolucionar, trim i jashtëzakonshëm i dëshmuar në vitet e hershme të rinisë dhe i pa kursyer në asnjë aspekt deri në flijim! Duke e dashur gjithnjë më shumë lirinë se jetën, më shumë atdheun se vetën. Për armikun ishe i rreptë dhe i pa mëshirë, duke e njohur vlerën e dhimbjeve të popullit tënd.
Amaneti, trimëria, atdhedashuria dhe heroizmi yt do të jeton ndër breza i përjetshmi im, Hero Agim Mazreku.
Jemi krenar që kishim djem kaq me vlerë për çlirimin e atdheut.
„Dy ditë janë në më të rëndësishmet në jetë ‚, Dita kur linde dhe dita kur fitove përjetësinë.
Të dua përgjithmonë, Heroi im.