Filatelia e Postës së Kosovës, njoftoi se sot emetoi dy pulla postare nga emisioni i radhës ‘’50 Vjetori i Baletit’’

Filatelia e Postës së Kosovës, njoftoi se sot emetoi dy pulla postare nga emisioni i radhës ‘’50 Vjetori i Baletit’’

Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot emetoi dy pulla postare nga emisioni i radhës ‘’50 Vjetori i Baletit’’, për nder të gjysmëshekullit të themelimit dhe veprimit të Baletit të Kosovës, nga viti 1972. Balerinët e gjeneratës së parë janë arsimuar në Shkollën e mesme të Baletit në Shkup, ndërsa pas përfundimit të suksesshëm, shumica e tyre u kthyen në Prishtinë, në kuadër të Teatrit të Kosovës, duke themeluar baletin kosovar nën drejtimin e Abdurrahman Nokshiqit.

Ansambli i Parë i Baletit të Kosovës, arriti të nxirrte në skenë shfaqje mjaft të mëdha nga kompozitorë të huaj e shqiptarë, që me paraqitjet e tyre barazoheshin me balerinët e vendeve të ndryshme, derisa regjimi ish jugosllav i dëboi me dhunë nga Teatri balerinët kosovarë në vitin 1991.

Gjenerata e Re e Baletit të Kosovës, u rithemeluar pas çlirimit të Kosovës në vitin 2001, nga balerini Ahmet Brahimaj, i cili me ndihmën e disa kolegëve të tij formoi Shkollën e Mesme të Baletit, në kuadër të Shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, në Prishtinë.

Filatelia e Postës së Kosovës, vlerëson dhe nderon kontributin e balerinëve kosovarë në këtë vit jubilar. Përmes imazhit të këtyre dy pullave postare, do të shpalosen dhe promovohen nëpër botë vlerat kulturore dhe artistike të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …