Filatelia e Postës së Kosovës, sot lëshon në qarkullim emisionin e jashtëzakonshëm të pullës postare me titull “Paqe globale”, për të promovuar vlerën e paqes, ndonëse shteti i Kosovës pati një rrugëtim të gjatë e të përgjakur me luftëra e sakrifica shekullore derisa e fitoi lirinë.
Kur UNESCO-ja në vitin 1945, pas luftërave që përgjakën botën, parashtroi dilemën se ‘’Çfarë mund të bëjmë për të promovuar paqe në botë?’’, populli shqiptar endej rrugëve të botës nga dyndjet e spastrimet etnike për të gjetur paqe gjetiu.
Populli ynë ëndërrojë dhe u përpoq me shekuj duke ruajtur paqen në mes njerëzve për të mos dalluar etninë, përkatësinë fetare, racore e gjuhën e secilit, për të zgjidhur dilemën e parashtruar se: Çelësi i botës ku duam të jetojmë në paqe së bashku është pranimi i dallimit në mes të njerëzve, sepse diversiteti e bën botën edhe më të bukur, prandaj ne duhet të kemi aftësinë për të dëgjuar, njohur, respektuar dhe vlerësuar të tjerët, pa dallim.
Që jetës sonë t’i japim kuptim dhe ta plotësojmë boshllëkun që kemi përbrenda, na mjafton të pyesim: E unë, ç ‘bëj për t’i dhuruar pakëz paqe kësaj bote gjithnjë në luftë? Kësaj pyetjeje i përgjigjet e madhja jonë Nënë Tereza kur thotë: “Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”