Filharmonia e Kosovës mbajti një koncert në Viti

Filharmonia e Kosovës, në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”, ka vazhduar aktivitetin për shfaqjen e koncertit për adhuruesit e këtij zhanri, të premten mbrëma  në sallën e koncerteve të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Ky koncert që u shfaq në dy pjesë, u karakterizua me vepra të kompozitorëve vendor e të huaj, e nën dirigjimin e Baki Jasharit, Lirjona Sylejmanit e Hajrullah Sylës, ku u mirëprit nga publiku vitias. Ky koncert që zgjoi interesim tejet të madh të publikut, kishte për qëllim pasurimin e aktiviteteve kulturore në komunën e Vitisë, respektivisht edhe ishte i pari i Filharmonisë së Kosovës në këtë komunë, që u organizua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Vitisë.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …