Filharmonia e Kosovës do të vazhdojë transmetimin e koncerteve ‘online’ në facebook, si formë e komunikimit me publikun në kohë pandemie. Të enjten dhe të dielën me fillim nga ora 20:00, do të transmetohen dy koncerte nga sezoni 2016/17 dhe sezoni 2019/2020 i Filharmonisë së Kosovës. Transmetimi i parë është rezervuar për koncertin e mbajtur në Kino “Lumbardhi” në Prizren (Qershor 2017) me program të veprave të kompozitorëve klasikë shqiptar. Në drejtimin e Baki Jasharit në rolin e solistëve shfaqen: Adelina Paloja (Soprano), Liridon Sadriu (Tenor), Zana Abazi – Ramadani (Soprano) dhe Avni Krasniqi (Trumbetë). Derisa të dielën, publiku do të mund të dëgjojë koncertin e Korit të Filharmonisë së Kosovës, i mbajtur më 10.03.2020 në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, vetëm 3 ditë para se të diagnostikimit të rasteve të para me COVID 19. Filharmonia e Kosovës do vazhdojë transmetimin e koncerteve në këtë orar derisa situata të kthehet në gjendje normale dhe institucioni më i lartë i muzikës në vend t’i kthehet punës.