Fillimi i fundit të sfidave me ujërat e zeza për Ferizajn e Kaçanikun

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij Kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, nënkryetarin Ylber Bajra dhe drejtorin e financave, Bahri Selimi, me të cilët është biseduar mbi ecurinë e projektit për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza, shtytëse e së cilës është Komuna e Ferizajt për lidhjen e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Hungarisë, e për të cilën kryetari Aliu           kishte zhvilluar muaj më parë edhe një vizitë në Hungari. Tashmë marrëveshja ka përfunduar, është në Kuvend për ratifikim, andaj bashkërisht, kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që sa më parë ta ratifikoj këtë marrëveshje ndërkombëtare, ka thënë kryetari Aliu.

Realizimi i këtij projekti ndikon në trajtimin e ujërave të zeza përveç Ferizajt edhe në Kaçanik, duke i dhënë kështu zgjidhje afatgjate problematikës së deritanishme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …