leoni

Filloi asfaltimi i rrugës Gurbardh – Turjakë në komunën e Malishevës

Ka filluar asfaltimi i rrugës Gurbardh – Turjakë, rrugë e cila përveç që lidhë këto dy fshatra, shërben edhe si rrugë transite, për shumë fshatra të cilat lidhen në këtë rrugë dhe gjithashtu krijon lehtësi për qarkullim edhe për sektorin e bujqësisë. Asfaltimin e kësaj rruge e ka parë nga afër edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ishte i shoqëruar dhe nënkryetari Vesel Krasniqi, drejtori i urbanizmit, Avdi Morina dhe ai i inspektoratit, Hafir Rexha. Kryetari Kastrati, është shprehur i kënaqur me realizimin e këtij projekti, pasi ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve të këtyre fshatrave. Kjo rrugë është e gjatë rreth 2500 metra dhe është e realizuar në bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …