leoni

Filloi asfaltimi i rrugës “Habib Berisha” në Malishevë

Sot ka nisur asfaltimi i rrugës “Habib Berisha” në Malishevë, një projekt kyç në kuadër të realizimit të projektit “Malisheva Urbane”. Ky projekt përfshin ndërtimin e infrastrukturës së përgjithshme në qytet dhe është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës në qytetin e Malishevës. Në ceremoninë e fillimit të punimeve mori pjesë drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, i shoqëruar edhe nga drejtor të tjerë të qeverisë komunale, zyrtarë përgjegjës komunal, asambleistë dhe banorë të kësaj zone. Drejtori Morina theksoi rëndësinë strategjike të rrugës “Habib Berisha”, duke e cilësuar atë si një nga rrugët më të rëndësishme pas qendrës së qytetit. “Kjo rrugë shërben si rrugë transite dhe që lidhet me të gjitha rrugicat e lagjes ‘Mirëdita’, përfshi stadiumin e qytetit, duke e bërë një nyje të rëndësishme për qytetin tonë,” tha Morina. Ai gjithashtu bëri të ditur se rruga ka një gjatësi prej rreth dy kilometrash dhe përfshin infrastrukturën përcjellëse si shtegun për biçikleta, kanalizimin e ujërave fekale dhe atmosferik, si dhe ndriçimin publik. Ky projekt, që kap vlerën prej mbi një milion euro, financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës, sjellë përmirësime të ndjeshme në infrastrukturën dhe cilësinë e jetës së banorëve të kësaj zone dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …