FILLOI ASFALTIMI I SEGMENTIT TË RRUGËS NACIONALE N2, PRELEZ I JERLIVE – FERIZAJ

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, me bashkëpunëtor, të mërkurën mori pjesë në asfaltimin e segmentit të rrugës Prelez i Jerlive – Ferizaj, pjesë e rrugës nacionale N2, Prishtinë -Ferizaj. Ky segment rrugor tejet i frekuentuar po asfaltohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve dhe ka gjatësi mbi 1 kilometër, kurse gjerësia e saj është 7.5 metra. Zëvendësministri Rexhep Kadriu, u njoftua nga afër me punimet në rehabilitimin e kësaj rruge, e cila sot ka filluar së asfaltuari, ndërsa nga kompania e mirëmbajtjes ka kërkuar që krahas cilësisë, të jenë të shpejtë dhe efikas, në mënyrë që të evitohen kolonat e gjata në trafik. Ministria e Infrastrukturës në vazhdimësi është duke ndërhyrë në rrugët ekzistuese të cilat janë të dëmtuara, në mënyrë që qytetarëve tanë t’u ofrohet infrastrukturë moderne dhe më e sigurt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …