Filloi asfaltimi i rrugëve në Dragobil

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, pas rregullimit, ka filluar edhe asfaltimi i rrugëve në fshatin Dragobil. Asfaltimin e rrugëve, e kanë parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët i kanë uruar banorët, për përfundimin e rrugëve.

“Rregullimi i rrugëve, bëhet në kuadër të investimeve në projektet kapitale, përmes së cilave rritet edhe mirëqenia e qytetarëve dhe ne jemi të përkushtuar në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Malishevës”, tha kryetari Begaj, i cili më pas i përgëzoi banorët.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, tha se janë rregulluar dhe po asfaltohen të gjitha rrugët brenda fshatit, dhe “ si drejtori, janë drejt përfundimit të të gjitha projekteve të infrastrukturës në Komunën e Malishevës, të parapara për këtë vit”.

Kryetari i fshatit Dragobil, Salih Paçarizi, në emër të fshatit e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për asfaltimin e rrugëve, të cilat janë në shërbim të qytetarëve, ndërsa fshati, çdo ditë po e ndryshon pamjen, përmes këtyre investimeve.

Ditë më parë, në Dragobil, ka përfunduar edhe ndërtimi i nënkalimit, në afërsi të shkollës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …