Filloi asfaltimi i rrugëve në Panorc  të Malishevës

Komuna e Malishevës, në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme, e në veçanti të asaj rrugore, të martën ka filluar asfaltimin e rrugëve brenda fshatit Panorc. Asfaltimin e rrugëve, e kanë inspektuar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët janë ndarë të kënaqur me kryerjen e punimeve në këto rrugë.

Kryetari Begaj dhe drejtori Morina, i kanë uruar banorët e fshatit Panorc për asfaltimin e rrugëve. “Qëllim dhe obligim i yni është krijimi i kushteve më të mira për jetesë të të gjithë banorëve të Komunës së Malishevës dhe gradualisht, jemi duke e arritur këtë, pasi jemi duke investuar pa u ndalur në infrastrukturën në përgjithësi”, tha kryetari Begaj.

Ndërsa kryetari i fshatit Demir Bajra, e ka falënderuar komunën për këtë investim, shumë domethënës për të gjithë banorët, pasi pavarësisht faktit që rruga kryesore ka qenë e rregulluar, lagjet e fshatit kanë pasur problem në qarkullim për shkak të rrugës së dobët dhe të ngushtë.

Në fshatin Panorc, sipas drejtorit të urbanizmit Ahmet Morina, janë hapur, zgjeruar, dhe tani po asfaltohen afro dy kilometra rrugë, brenda lagjeve, të cilat tanimë janë lidhur me rrugën kryesore. “Rruga e hapur, fillon nga shtëpia e ish shtabit lokal të UÇK-së, dhe vazhdon deri në rrugën kryesore, duke ju mundësuar qasjen në rrugë të gjitha lagjeve”, tha drejtori Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …