leoni

Filloi dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në Malisheve

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), nga sot, në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar dezinsektimi selektiv kundër rriqrave, në zonat që cilësohen endemike. Dezinsektimin, është duke e kryer kompania “Truly Nolen”, e cila është e kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë. Ky dezinsektim, po bëhet krahas fushatave tjera, për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe anëtari i shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, Hajdin Berisha,  në ditën e parë të këtij dezinsektimi, çdo gjë ka shkuar mirë. “Ky dezinsektim, është duke u kryer krahas aktiviteteve tjera që janë duke u zhvilluar në terren për luftimin e këtij virusi. Aktualisht, janë duke u zhvilluar fushata vetëdijesuese nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, për rrezikun nga thumbimi i rriqrave, si bartës të virusit që shkakton ethe hemorragjike. Po ashtu nga nesër, fillon edhe cikli i dytë i repelimit të kafshëve, në mënyrë që të parandalohet bartja e rriqrave përmes kafshëve”, tha drejtori Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …