Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”. Në kuadër të unazës së brendshme, projekti i nisur sot ka të bëjë më ndërtimin e rrugës që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin”, duke u krijuar banorëve të kësaj pjese të qytetit infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, siç parashihet në planin urbanistik dhe Hartën Zonale. Për të parë fillimin e punimeve, sot në vend punishte kanë dalë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Ylber Morina.