leoni

Filloi FESTARI 2018 në Komunën e Suharekës

Në mbledhjen e mbajtur të Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Suharekës, si temë kryesore ka qenë fillimi i “FESTARIT 2018”, ku kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka kërkuar rregull dhe mbarëvajtje të këtij Festari, që çdo aktivitet të shkoj sipas parapërgatitjeve që janë bërë. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Beqir Berisha, ka raportuar se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se presim që “FESTARI 2018” të shkoj siç është më së miri. Edhe drejtorët e tjerë të drejtorive të tyre përkatëse kanë raportuar për punën që është bërë javën që lamë pas si dhe për punët që do të zhvillohen këtë javë. Kryesuesi i Asamblesë Komunale Bexhet Kuçi, e ka njoftuar Këshillin e Drejtorëve dhe kryetarin Muharremaj, se mbledhja e radhës e Asamblesë Komunale mbahet më datë 26. 09.2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …