leoni

Filloi Festivali i Vjeljes së Rrushit (Hardh Fest) në Rahovec

Ka filluar Festivali i Vjeljes së Rrushit (Hardh Fest) në Rahovec, ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshme. Me këtë rast kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi mbajti një fjalë rasti i cili ndër të tjera tha: Pas prerjes së kalaveshit të rrushit, po e hapim Festivalin e Vjeljes së Rrushit (Hardh Fest), me organizimin më të mirë në historikun e tij. Hardh Fest-i është i të gjithëve, por më së shumti i bujqve dhe i vreshtarëve fisnikë të Rahovecit, duke iu shërbyer në promovimin e produkteve të tyre të rrushit, të verës e të rakisë së njohur rahoveciane, anembanë vendit e edhe jashtë tij. Hardh Fest-i e ka vendosur Rahovecin në hartën e ngjarjeve kulturore-artistike më të rëndësishme të Kosovës, ndërsa Kosovën e ka vendosur në hartën të madhe të botës dhe jo rastësisht, sot, këtu, mes nesh, përveç njerëzve nga trojet tona kombëtare, politikanë, diplomatë, prodhues e qytetarë të interesuar, kemi vizitorë nga pjesë të ndryshme të Evropës dhe të botës, festival ky i cili tashmë i ka kaluar kufijtë kombëtarë. JU DREJTOHEM VEÇANËRISHT JUVE, MIRË SE VINI NË HARDH FEST DHE RAHOVEC! Më duhet të shpreh falënderimin edhe për organizatorët e palodhshëm dhe të pasionuar për organizimin e përvitshëm të festivalit, në krye me drejtorin, Agron Sokoli. Vullneti i tyre i fuqishëm për ta çuar përpara një organizim të tillë e ka sjellë Festivalin “Hardh Fest” në këtë nivel, ndonëse jo gjithmonë kanë punuar në rrethanat më të mira të mundshme. Komuna e Rahovecit nuk i ka lënë asnjëherë vetëm. Vit pas viti, mbështetja, si financiare, ashtu edhe për të krijuar rrethanat hapësinore dhe infrastrukturore, ka qenë e palëkundur, ndërkohë që mbështetja është rritur për çdo vit. Jam i gëzuar që sivjet kemi gjetur mundësitë që ta mbështesim Hardh Fest-in më shumë se në vitet e shkuara. Jam po ashtu i vetëdijshëm se çfarëdo mbështetje që u jepet ngjarjeve të kësaj peshe, është investim që i kthehet shoqërisë sonë me plot përfitime, si ekonomike, ashtu edhe kulturore. Nuk më mbetet asgjë më shumë veç se t’ju dëshiroj argëtim dhe përvojë të paharrueshme deri në orët e vona të së dielës e orët e para të së hënës! Ju mirëpresim në Rahovec, më 1, 2 dhe 3 shtator! Urime dhe gëzuar!

May be an image of 1 person and chard

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …