Filloi fushata sensibilizuese për pagesën e tatimit në pronë

Komuna e Ferizajt, nga dita e hënë ka filluar një fushatë sensibilizuese për pagesën e tatimit në pronë. Hapjen e kësaj fushate e bëri e para e Drejtorisë së Financave Sebahete Ajeti-Sadiku e shoqëruar nga drejtorët e Drejtorive komunale. Sipas drejtoreshës së Financave, kjo fushatë është ndërmarrë me qëllim të vetëm që të njoftohen të gjithë qytetarët, se nga shtatori i këtij vitit do të ketë ulje prej 10 për qind të tatimit në pronë, premtim ky i dhënë nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Drejtoresha e Financave, Sebahete Ajeti-Sadiku, ka njoftuar të gjithë qytetarët që nëse nuk e bëjnë pagesën e tatimit në pronë për këto çështje, do të veprojnë edhe përmes përmbaruesit. U bë e ditur se të hyrat nga tatimi në pronë shfrytëzohet për investimet kapitale në përmirësimin dhe ndërtimin e rrugëve, furnizimin me ujë, ndërtimi dhe përmirësimin e rrjeteve të kanalizimit, krijimi i hapësirave të gjelbëruara publike, përmirësimi i kushteve nëpër shkolla, zgjerimin e ndriçimit publik, pastërtinë publike si dhe shumë projekte të tjera në interes të të gjithë qytetareve.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …