Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, e në veçanti për lidhjen e fshatrave përmes rrugëve të asfaltuara, ka filluar edhe hapja dhe rregullimi i rrugës, që lidhë fshatin Burim dhe Gurbardh.
Këtë rrugë, e ka inspektuar drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, i cili ka parë nga afër punimet që janë duke u kryer në këtë rrugë dhe rrugët brenda fshatit Burim. “Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, po bëhet hapja dhe rregullimi i kësaj rruge, deri në asfaltimin e saj, pasi banorët e Burimit kanë pasur nevojë për këtë lidhje, me rrugën e Gurbardhit, por edhe me rrugën kryesore që i lidh këto fshatra me qendrën komunale”, tha Morina.
Drejtori Morina, po ashtu ka treguar se në Burim, do të rregullohen rreth një kilometër rrugë, ku përveç rrugës që e lidh këtë pjesë të fshatit me rrugën kryesore, do të rregullohen edhe rrugët në dy lagje tjera të fshatit.