leoni

Filloi hapja e dy rrugëve në Balincë të Malishevës

Në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës, në infrastrukturën rrugore, nëpër lagjet e fshatrave, edhe në fshatin Balincë, ka filluar hapja dhe zgjerimi i dy rrugëve, të cilat i lidhin tri lagje mes vete dhe të cilat kanë rëndësi të shumëfishtë për këto lagje dhe këtë fshat. Punimet në këto rrugë i ka inspektuar, drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina. “Punimet po ecin mirë dhe hapja, zgjerimi dhe rregullimi i këtyre rrugëve, është duke u bërë sipas planifikimit”, tha drejtori Morina gjatë inspektimit të punimeve. Drejtori Morina është takuar edhe me banorët e këtyre lagjeve, të cilët janë shprehur të kënaqur me këtë investim, që ka rëndësi të shumëfishtë. Sipas banorëve, këto rrugë i lidhin tri lagje mes vete, pastaj ajo që është shumë me rëndësi për ta, lidhja e këtyre rrugëve, ju mundëson nxënësve që ta shkurtojnë rrugën për në shkollë, si dhe nxënësit tani nuk kanë nevojë të shkojnë në shkollë nëpër magjistrale.  “Qëllim i yni është krijimi i kushteve sa më të mira për të gjithë, përfshi edhe lëvizjen e lehtë dhe të sigurt për të gjithë banorët, e në rastin konkret për fëmijët të cilët deri më tani kanë shkuar në shkollë, përgjatë magjistrales”, tha Morina. Ai gjithashtu konfirmoi se këto dy rrugë, kanë një gjatësi prej një kilometri, ku përfshihet hapja e rrugëve, zgjerimi, krijimi i bazës dhe ne fund asfaltimi dhe te gjitha këto bëhen nga buxheti komunal i Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …