Filloi hapja e kanalit shkarkues të ujërave atmosferik në Marali

Në fshatin Marali të komunë së Malishevës ka filluar hapja dhe ndërtimi i një kanali për shkarkimin e ujërave atmosferik, me qëllim të parandalimit të vërshimeve, në një pjesë të fshatit, ku gjendet edhe objekti i shkollës. Punimet në këtë kanal, i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është takuar edhe me udhëheqësit dhe banorët e fshatit Marali. “Ne si komunë, po e realizojmë këtë projekt për fshatin, me qëllim të parandalimit të vërshimeve, përkatësisht të mbrojtjes së shkollës dhe shtëpive në këtë pjesë të fshatit dhe besoj që nga tani, fshati juaj, nuk do ta ketë problem. Ndërtimi i kanalit, ka qenë edhe kërkesë e juaja”, tha kryetari Begaj, gjatë takimit me banorët e fshatit, ndërsa u nda i kënaqur me punimet që janë duke u zhvilluar. Edhe banorët e fshatit Marali, janë ndarë shumë të kënaqur me realizimin e këtij projekti, përkatësisht ndërtimin e këtij kanali shkarkues të ujërave, pasi gjatë kohës së shirave dhe shkrirjes së borës, e kanë këtë problem, sepse uji gjithmonë ka rrezikuar shkollën dhe disa nga shtëpitë, në pjesën e poshtme të fshatit. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm, Islam Vrenezi, ky kanal shkarkues është i gjatë 300 metra, ndërsa ndërtohet me gypa të gjerë të betonit, të cilët mundësojnë shkarkimin e ujit. Ndërtimi i këtij kanali mundësohet nga buxheti i komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …