Filloi ndërtimi i fushave të sportit në dy shkollat në Kijevë

Në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara dhe të investimeve kapitale, sot në fshatin Kijevë, ka filluar ndërtimi i fushave të sportit për shkollën fillore, si dhe për shkollën e mesme profesionale. Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm, drejtori komunal i arsimit, Blerim Thaçi, drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, anëtari i Kuvendit të Komunës, nga Kijeva, Kajtaz Gashi, drejtorët e shkollave përkatëse, kryetari i Kijevës, Bashkim Gashi dhe qytetarë të tjerë. Në fillimin e punimeve, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, tha se “sot po fillojmë me ndërtimin e këtyre dy fushave, por në Kijevë është duke u investuar edhe në shumë projekte tjera, siç është zgjerimi i ndriçimit publik, së shpejti fillohet me ndërtimin e çerdhes, rrugëve të reja dhe shumë projekte tjera”. Drejtori i arsimit, Blerim Thaçi, tha se “ndërtimi i fushave sportive për shkollat, janë pjesë e investimeve në krijimin e kushteve më të mira për shkollat e Komunës së Malishevës, përfshi edhe fushat sportive”. Kryetari i fshatit, Bashkim Gashi, e ka falënderuar komunën për këtë investim, si dhe për investimet tjera që pritet të fillojnë së shpejti, e që janë kërkesa të banorëve të Kijevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …