Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, menaxhmentin e QKMF-së dhe mjekët që vunë themelet e shëndetësisë ferizajase, vunë sot gurthemelin e një vepre publike madhore që i jep zgjidhje për dekada, nevojave hapësinore për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Ferizaj, ndërtimit të objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, që do të shtrihet në afro 5000 m2 sipërfaqe, mbi trefishi i objektit ekzistues të QKMF-së, bashkëfinancim ky mes Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Kryetari Aliu e ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe kreun e saj që për vite u angazhuam bashkë në jetësimin e këtij projekti. Urime mantelbardhëve dhe gjithë qytetarëve ferizajas! Ka thënë kryetari Aliu.