leoni

Filloi ndërtimi i objektit të shkollës “Habib Berisha” në Gurbardh

Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës, në fshatin Gurbardh, ka filluar ndërtimi i objektit të ri të shkollës, e cila mbanë emrin e dëshmorit të kombit, Habib Berisha. Betonin e parë në themelet e kësaj shkolle, e vuri i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në vënien e gurthemelit të objektit të shkollës, morën pjesë, familjarë të dëshmorëve të kombit nga fshati Gurbardh, Habib e Hamdi Berisha, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Blerim Thaçi, drejtor të drejtorive tjera komunale, menaxhmenti dhe arsimtarët e kësaj shkolle dhe banorë të fshatit. “Ne po ndërtojmë këtë shkollë, sikur edhe shkollat tjera, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, ndërsa e juaja mësimdhënës është që t’iu jepni dije sa më shumë nxënësve, të rrisni cilësinë në arsim. Kjo shkollë, mbanë emrin e madh të dëshmorit Habib Berisha dhe të gjithë ne jemi krenar, por krahas krenarisë, ne duhet të punojmë edhe më shumë në rritje të cilësisë në arsim dhe me rezultate korrekte, sepse dëshmorët kanë dhënë jetën për këtë, që ne sot të jetojmë të lirë dhe të punojmë për kombin, e kjo më së miri bëhet përmes arsimimit”, tha mes tjerash kryetari Begaj, i cili i uroi të gjithë banorët e fshatit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Habib Berisha” në Gurbardh. Ndërsa nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, tha se “ndërtimi i kësaj shkolla po fillon në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit-Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës, dhe aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me fillime të projekteve të reja dhe përurime të projekteve të ndryshme”. Ndërtimi i këtij objekti shkollor, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës, ndërsa kjo shkollë, sipas drejtorit të saj, Gazmend Berisha, ka rreth 300 nxënës dhe ndërtimi i objektit të ri dhe krijimi i kushteve më të mira për mësim, ka qenë shumë i nevojshëm, dhe për këtë e ka falënderuar Komunë ne Malishevës, pasi tashmë ka filluar ndërtimi objektit të ri të shkollës sipas standardeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …