leoni

Filloi ndërtimi i transitit në Malishevë

Në Malishevë, ka filluar ndërtimi i rrugës transit për qytetin e Malishevës, e cila është një rrugë unazore, e gjatë rreth 14 kilometra. Ndërtimi i kësaj rruge, me rëndësi të madhe për Malishevën, mundësohet nga Ministria e Infrastrukturës. Shiritin e fillimit të punimeve, e kanë prerë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të kësaj rruge, krahas zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe udhëheqjes komunale të Malishevës, morën pjesë edhe u.d. ministrit të Ministrisë për Tregti dhe Industri, Arbëresha Krasniqi, zv/ministri i Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Vesel Krasniqi, zv/ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku, zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli dhe qytetarë të shumtë. Para fillimit të punimeve, në Malishevë kanë qëndruar edhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj dhe Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, të cilët janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kanë biseduar lidhur me ndërtimin e rrugës së transitit për Malishevën dhe për çështje tjera, që lidhen me infrastrukturën në përgjithësi në Malishevë. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar Qeverinë e vendit, për këtë investim kapital dhe me rëndësi të madhe për Malishevën, pasi me ndërtimin e kësaj rruge, jo vetëm që shkarkohet qyteti, por hapen mundësi për zhvillim më të madh për Malishevën në përgjithësi. “Ky është një projekt i shumëpritur për Malishevën dhe më në fund po fillon të realizohet. Unë jam shumë i kënaqur për fillimin e ndërtimit të kësaj rruge, qo të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të zhvillimit të Malishevës”, ka thënë kryetari Begaj. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, tha se “ky është një lajm i madh për Malishevën dhe i uroj të gjithë për këtë projekt shumë domethënës për të gjithë qytetarët”. Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, në ceremoninë e fillimit të punimeve, tha se “sot është ditë e veçantë për të gjithë ne, e sidomos për Malishevën dhe qytetarët e saj, pasi kjo rrugë do të ndikoj në dukshëm  në lëvizjen e lirë, qarkullimin e mallrave dhe shkarkimin e qytetit, e sidomos në zhvillimin ekonomik, e të veçanti të zhvillimit të bujqësisë”. “Bashkëpunimi i mirë mes komunës dhe ministrisë, ka bërë që të arrihet deri te realizimi i këtij projekti me rëndësi të madhe për Malishevën, ndërsa Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar që ti përkrahë komunat, në rregullimin e infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik, dhe unë me këtë rast, e përgëzoj kryetarin Begaj, për punën që po bën në dhe për Malishevën”, tha ministri i MI-së, Pal Lekaj. Duke folur për transitit, ministri Lekaj, tha se “transiti është i gjatë 14 kilometra , i cili do të kushtoj 4.5 milion euro dhe do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …