Kanë filluar punimet në ndërtimin e trotuarit në fshatin Llazicë të Komunës së Malishevës. Ky trotuar, ndërtohet me qëllim të krijimit të sigurisë për fëmijët e fshatit, të cilët duhet të udhëtojnë përgjatë rrugës, deri në shkollë. Në fillimin e punimeve në këtë trotuar, ishin të pranishëm edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i urbanizmit, Islam Vrenezi. “Ky trotuar është në shërbim të qytetarëve dhe në veçanti të nxënësve, të cilët udhëtojnë përgjatë kësaj rruge, nga lagjet e tyre, e deri në shkollë, dhe në vazhdimësi janë të rrezikuar gjatë udhëtimit të tyre. Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në rrugë, ne kemi filluar me rregullimin e këtij trotuari, në mënyrë që fëmijëve të ju krijojmë siguri gjatë rrugës për në shkollës”, tha kryetari Begaj. Drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, ka sqaruar se ky trotuar, është i gjatë një kilometër, i cili lidhet nga rruga e lagjes së Foniqëve në Llazicë, dhe vazhdon përgjatë rrugës kryesore, deri në shkollë. Ndërtimi i trotuarit mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …