????????????????????????????????????

Filloi pastrimi i shtratit të përroskës në Damanek të Malishevës

Përroska shumë e gjerë, e cila shtrihet përgjatë fshatit Damanek të Malishevës, ka qenë pothuajse tërësisht e bllokuar për shkak të mbeturinave dhe bimëve të cilat janë rritur në të. Kjo gjendje ju ka sjellë probleme banorëve të këtij fshati, për shkak kundërmimit dhe si pasojë edhe janë rrezikuar nga ndonjë sëmundje. Por, tani ka filluar pastrimi i shtratit të kësaj përroske.

Punimet në pastrimin e shtratit të përroskës, i ka përcjellë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, i cili është ndarë i kënaqur nga puna e cila po kryhet, pasi po largohen të gjitha mbeturinat dhe bimët nga shtrati, që kanë penguar rrjedhën e ujit, e më këtë po largohet edhe kundërmimi.

Edhe kryetari i fshatit Damanek, Ismet Krasniqi, dhe banorët tjerë të fshatit, janë shprehur të kënaqur me punimet që po kryhen në pastrimin e përroskës, pasi sipas tyre, kanë qenë të rrezikuar për shkak të erës së keqe, por edhe për shkak të bllokimit të kësaj përroske. Ata kanë falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë intervenim në përroskë, e që për banorët është shumë me rëndësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …