Filloi procesi i binjakëzimit të komunës së Junikut me komunën e Fariglianos në Itali

Komandanti regjional i KFOR-it Kolonel Francesco Maioriello vizitoj komunën e Junikut, ku u mirëprit nga kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi i cili e njoftoj me zhvillimet e fundit. Kolonel Francesco Maioriello në takimin e tij përshëndetës ka vlerësuar lartë mirëpritjen dhe gatishmërinë e komunës së Junikut për bashkëpunim, ku njëherit dhe njoftoj kryetarin Kuçi se ka filluar procesi i binjakëzimit të komunës së Junikut me komunën e Farigliano në Itali. Kryetari Kuçi falënderoj komandantin regjional Kolonel Francesco Maiorello me bashkëpunëtor për angazhimin në realizimin e kësaj objektive të përbashkët dhe njëherit shprehi mirënjohjen për kontributin e popullit dhe shtetit Italian për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …