leoni

Filloi procesi i dëgjimeve buxhetore me pjesëmarrje në komunën e Ferizajt

Komuna e Ferizajt, përmes projektit “Kontrata Sociale” në bashkëpunim me USAID-in Amerikan organizoi takimin e parë publik, buxhetimi me pjesëmarrje për vitin 2024. Ky proces ka filluar të mbahet me banorët e zonës së parë të qytetit, me ç’rast është mbajtur në Shkollën Profesionale të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj. Në hapjen e këtij takimi ka marrë pjesë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu bashkë më drejtorin e infrastrukturës, Meriton Hajdini, si dhe bashkëpunëtorë në tjerë. 120 mijë euro janë planifikuar që të realizohen tri projekte në tri lokalitete të ndryshme të qytetit. Nënkryetari Aliu ka thënë se buxhetimi me pjesëmarrje është një formë me demokratike dhe proaktive e buxhetimit e cila ju siguron mundësinë që qytetarët të marrin rol aktiv dhe të përfshihen në vendimmarrjen komunale duke vendosur përmes votimit të tyre të drejtpërdrejtë për projektet e propozuara nga vetë ata. Për nesër këto takime do të realizohen në fshatin Greme duke filluar nga ora 17:00 dhe në orën 19:00 në fshatin Komogllavë do të mbahen dëgjimet e tjera të buxhetimit me pjesëmarrje. Këto dëgjime do të mbahen në shkollat e fshatit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …