FILLOI PUNA NË NËNKALIMIN E VAROSHIT NË FERIZAJ

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inauguroi fillimin e punimeve në ndërtimin e nënkalimit në rrugën Varosh – hyrje e qytetit të Ferizajt. Ndërtimi i nënkalimit të parë në këtë segment rrugor ka kosto mbi 750 mijë euro, ndërsa kostoja totale e projektit për zgjerimin e kësaj rruge me infrastrukturën përcjellëse, kap vlerën mbi 2.2 milionë euro. I pari i MI-së, Pal Lekaj, duke iu adresuar medieve dhe qytetarëve të pranishëm tha se ky projekt ndikon në sigurinë e jetës së qytetarëve që qarkullojnë në këtë rrugë si dhe në zhvillimin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore. Lekaj theksoi se ky projekt dëshmon vendosmërinë për mbështetje të komunave dhe qytetarëve në mbarë vendin. Ndërsa kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, e falënderoi ministrin Lekaj dhe Qeverinë Haradinaj për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parezervë në implementimin e projekteve me rëndësi për qytetin dhe banorët e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …