Filloi realizimi i projektit të serrave për 15 bujq malishevas

Investimet në bujqësi, përkatësisht përkrahja për bujqit e Komunës së Malishevës, edhe këtë vit do të jetë prioritet. Për këtë qëllim, Komuna e Malishevës, përkatësisht drejtoria e bujqësisë, në mesin e disa projekteve që pritet ti realizoj gjatë këtij viti, nga sot ka filluar implementimin e projektit për ndërtimin e 15 serrave për bujqit malishevas.

Në fillimin e ndërtimit të serrave, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, z.Rexhep Mazreku dhe drejtori i bujqësisë, z.Hajrullah Mazreku, të cilët i kanë uruar përfituesit e këtyre serrave dhe thanë se “angazhimet e komunës, në investime konkrete në bujqësi do të vazhdojnë”.

“Ne jemi duke u munduar ti ndihmojmë bujqit dhe bujqësinë në komunën e Malishevës dhe këto serra janë në kuadër të këtyre përpjekjeve, prandaj uroj që ti gëzoni dhe të keni sa më shumë prodhim në mënyrë që tregu ynë të mbulohet me prodhime vendore”, tha nënkryetari Mazreku.

Ndërsa drejtori i drejtorisë për bujqësi, Hajrullah Mazreku, tha se drejtoria që ai drejton, është duke u munduar që përmes investimeve konkrete, ti përkrah bujqit malishevas në rritjen e prodhimeve në bujqësi, pasi është dega më e sigurt dhe më e fuqishme ekonomike ne kushtet tona. Drejtori Mazreku, tha se “investimet nuk do të mungojnë edhe në fusha tjera të bujqësisë, pasi bujqit dhe blegtorët tanë, janë duke investuar seriozisht ne rritjen e kapaciteteve”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …