leoni

FILLOI RIPARIMI I NYJEVE SANITARE NË SHKOLLËN E MESME TË LARTË “XHELAL HAJDA-TONI”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët se, pas nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, filloi punën operatori i kontraktuar për kryerjen e plotë të punimeve në riparimin e nyjeve sanitare dhe tualeteve në Shkollën e Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”. Ky është projekt i hartuar nga komuna e Rahovecit dhe i kërkuar nga kryetari Latifi për aprovim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ne jemi të kënaqur që përkundër vonesave procedurale, më në fund filloi realizimi i këtij projekti kaq të nevojshëm.

Urime nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle! Ka njoftuar kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe përfaqësuesi i Odës së Arkitektëve të Republikës …