Filloi rregullimi i disa rrugëve në Panorc të Malishevës

Në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i disa rrugëve nëpër lagjet e këtij fshati. Zgjerimi dhe rregullimi i rrugëve, deri në asfaltimin e tyre, bëhet në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës. Fillimin e punimeve në këto rrugë, e kanë parë afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, të cilët janë takuar edhe me banorët e fshatit. “Ne jemi duke u munduar që infrastruktura në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, të jetë e kompletuar, përfshi edhe lagjet, pasi rrugët kryesore tashmë janë të ndërtuara. Rregullimi i këtyre rrugëve është pjesë e investimeve që jemi duke bërë, bazuar në kërkesat dhe nevojat e juaja dhe do të vazhdohet edhe me projekte tjera, jo vetëm në Panorc, por në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës”, ka thënë kryetari Begaj, gjatë vizitës në Panorc. Kryetari i fshatit Panorc, Demir Bajra, e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për këto investime, pasi sipas tij, kanë qenë shumë të nevojshme, për lehtësimin e lëvizjes së banorëve të këtyre lagjeve, si dhe për lëvizjen më të lehtë të veturave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …