Filloi rregullimi i tri rrugëve në fshatin Astrazup

Sot në fshatin Astrazup të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i tri rrugëve në tri lagje të ndryshme të këtij fshati. Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët u pritën nga anëtari i Asamblesë Komunale nga ky fshat, Halil Morina, dhe nga banorë të tjerë. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u shpreh i kënaqur me fillimin e punimeve në këto rrugë, të cilat kanë rëndësi të madhe për banorët e këtyre lagjeve dhe i ka uruar banorët për rrugët e reja. Anëtari i KK të Malishevës, Halil Morina, e ka falënderuar komunën për fillimin e punimeve në këto rrugë, pasi këto janë kërkesa të kamotshme të banorëve të këtyre lagjeve dhe janë shumë të rëndësishme për banorët në jetojnë këtu. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se rregullimi i rrugëve në Astrazup, janë pjesë e planifikimeve për realizimin e projekteve kapitale për këtë vit, dhe bëhet fjalë për tri rrugë me një gjatësie prej rreth 1200 metra dhe të njëjtat financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …