Filloi rregullimi i rrugëve në Qypevë të Malishevës

Edhe fshati Qypevë, në Komunën e Malishevës, sikur edhe fshatrat tjerë, janë pjesë e investimeve komunale, që lidhen me jetesën dhe mirëqenien e banorëve. Krahas disa investimeve te mëhershme, në brendi të fshatit, ka filluar edhe rregullimi i rrugës kryesore të këtij fshati. Për këtë qëllim, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, e kanë vizituar këtë fshat, ku i kanë parë nga afër punimet që po kryhen, si dhe janë takuar me banorët e fshatit, të cilët edhe i kanë uruar për këtë projekt, mjaft domethënës për banorët. “Unë shfrytëzoj rastin që t’ju uroj për rrugën që po ndërtohet, e që do të jetë tërësisht në shërbim tuajin. Ne, po mundohemi që sadopak, edhe pse me një buxhet të kufizuar, të investojmë në infrastrukturë, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira për çdo vendbanim dhe që qytetarët të lëvizin me lehtë”, tha kryetari Begaj. Nga ana tjetër, kryetari i fshatit Qypevë dhe banorët e këtij fshati e kanë falënderuar komunën për këtë investim dhe për kujdesin në raport me banorët. Sipas drejtorit të urbanizimit, Ahmet Morina, rruga ka një gjatësi prej mbi 700 metrave dhe ndërtohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …