Filloi shpërndarja e 80 lopëve qumështore për fermerët lokal

Në kuadër të investimeve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, Drejtoria për Bujqësi, në Komunën e Malishevës, ka filluar shpërndarjen e 80 lopëve për 80 fermer të Komunës së Malishevës. Shpërndarjen e lopëve, e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe i kanë uruar përfituesit. “Bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisë komunale dhe ne do të vazhdojmë me përkrahjen e fermerëve të komunës sonë, në të gjitha format e mundshme, përmes subvencioneve dhe investimeve konkrete në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë”, ka thënë nënkryetari Berisha,  i cili edhe i ka uruar përfituesit. Ndërsa drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha ka bërë të ditur se do të shpërndahen 80 lopë për 80 fermer të cilët i kanë plotësuar kriteret e parapara. Sipas tij, ky subvencionim është bërë nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe kushton rreth 128 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …