Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës rajonale R108, Deçan – Kufiri me Malin e Zi. Lekaj theksoi rëndësinë e infrastrukturës rrugore për zhvillimin e turizmit dhe blegtorisë në bjeshkët e Deçanit. Kreu i Infrastrukturës dhe Transportit, bëri të ditur që shumë shpejt, pritet të përfundojnë procedurat tenderuese edhe për fillimin e punimeve në 13 kilometrat e mbetura, deri në kufirin me Malin e Zi. Segmenti i parë rrugës rajonale R108 me gjatësi mbi 14.5 kilometra ka vlerë mbi 4 milionë e 190 mijë euro, ndërsa asfaltimi i saj do të përfundojë brenda kësaj jave.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …