Filloi të realizohet Projekti i Stacionit të Autobusëve në Skenderajt

Projekti i Stacionit të Autobusëve në komunën e Skenderajt filloi të realizohet sot, afër Parkut “Idriz Rrecaj” në qytet, në një ceremoni ku u vu gurthemeli nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku, kryesuesja Adelina Spahiu, anëtarë të Kuvendit dhe mysafirë të ftuar të kësaj ceremonie. Më përfundimin e punimeve të këtij projekti, i cili ishte edhe premtim elektoral dhe që i ka munguar prej shumë kohësh qytetit të Skenderajt, stacioni i autobusëve do të ketë pamje moderne, do të jetë adresë e përbashkët të kompanive transportuese dhe do të ofrojë kushte të mira për udhëtarët që shfrytëzojnë transportin publik.

May be an image of 3 people

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …