Ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në komunën e Junikut. QKMF në Junik ka bërë të gjitha përgaditjet si për nga ambienti i vaksinimit po ashtu edhe për nga stafi sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, ku nga sot do vaksinohet personeli shëndetësor për të vazhduar me vaksinimin e qytetarëve sipas Planit Nacional të Vaksinimit, duke filluar me grupmoshën mbi 85 vjeç e për të vazhduar tutje me grupmoshat e tjera sipas listave të vaksinimit, ndaj luten qytetarët e moshave 80-85 vjeç të lajmërohen tek shërbimi i vaksinimit në QKMF Junik për të verifikuar emrat e tyre në listën e vaksinimit. Të gjithë qytetarët do të njoftohen në kohë reale me orarin e vaksinimit. Luten qytetarët për respektim të masave mbrojtëse anti COVID-19 gjatë procesit të vaksinimit.
-
Mbani maskën
-
Respektoni distancën
-
Shmangni shtrengimin e duarve