Edhe në komunën e Junikut ka filluar vitit i ri shkollor 2020-2021 në sh.f.m.u “Edmond Hoxha” dhe gjimnazin “Kuvendi i Junikut” në Junik, sipas Planit A, duke respektuar manualin e Ministrisë së Arsimit dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për masa mbrojtëse ndaj virusit COVID-19. Komuna e Junikut ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit mësimor duke dezinfektuar objektet, furnizuar me dezinfektues, material higjieniko-sanitar dhe organizuar klasat nga personeli arsimor bazuar në masat mbrojtëse respektimin e distancës sociale dhe evitimit të kontaktit fizik sipas udhëzimeve të IKSHPK-së. Komuna e Junikut uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimvitin e ri shkollor duke i lutur personelin arsimor dhe nxënësit të tregojnë kujdesin maksimal në parandalimin a marrjes apo transmetimit të virusit duke respektuar tri masat bazë për parandalim:
-
MBAJTJEN E MASKËS
-
RESPEKTIMIN E DISTANCËS dhe
-
PASTRIMIN E DUARVE VAZHDIMISHT